Çështja “Toyota Yaris”, Balla i kërkon Bashës: Kallëzo penalisht Berishën!

Politikë | 5 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla i kërkoi kryedemokratit Lulzim Basha që të kallëzojë penalisht Sali Berishën. Ish-kryeministri deklaroi disa ditë më parë se Basha dhe Balla ndanë 1.5 milion eurot e kapura në “Toyota Yaris”.

“Unë i kërkoj zotit Basha ta kallëzojë Berishën, nëse Basha ka bashkëpunuar me mua në atë çështje. 30 vjet Sali Berisha çfarë nuk ka thënë për këtë pjesë të sallës, tani mbajeni me shëndet ka kohë të merret me ju. Dhe për gjërat që me të padrejtë na keni akuzuar ne tani dëgjoni Saliu t’jua thotë ju,” deklaroi Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Tre vjet më parë kreu i PD akuzoi deputetin socialist Taulant Balla se ishte garanti i 4 mln eurove të sekuestruara, para këto sipas liderit të PD-së të destinuara për një nga klanet e drogës në Elbasan. 
Tre ditë pas fjalëve të Bashës në parlament, në Durrës u kapën dy makina Toyota Yaris me disa miliona euro brenda tyre. 
3 persona u arrestuan, dy shoferët dhe administratori i komapnisë që transportoi makinat. Fillimisht u tha në media se ishin 5 milion euro, pastaj zyrtarisht policia njoftoi për gjetjen e 3.4 milion eurove.
Çështja ka përfunduar në gjykatë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme