Xhaçka në Stokholm: Mbështetje rolit të grave në forcimin e paqes dhe sigurisë

Pas ministerialit të NATO-s në Letoni, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka mbërritur në Stokholm, Suedi ku sot dhe nesër mbahen punimet e takimit të 28-të të Këshillit Ministror të OSBE-së.
Ministrja Xhaçka, në cilësinë e anëtares së Trojkës së kryesive të OSBE-së, do të drejtojë sesionin e pasdites, ku marrin pjesë drejtues të delegacioneve nga 57 shteteve pjesëmarrëse.
“Mirëmëngjes nga Stokholmi, ku ministrat e jashtëm të OSBE-së mirëpriten nga homologia suedeze Ann Linde, në takimin e Këshillit Ministror të organizatës”, shkruan Xhaçka në një reagim. “Shqipëria mbështet rolin e grave në forcimin e paqes dhe sigurisë duke kontribuar në parandalimin, zgjidhjen e konflikteve si dhe në përpjekjet për ndërtimin e paqes”, tha ministrja Xhaçka.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



