Basha: Një parti, një Kuvend më 18 dhjetor

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi të mërkurën se ka vetëm një Kuvend të PD-së, më 18 dhjetor.

Basha thekson se Kuvendi i 11 dhjetorit është diçka e nisur nga Sali Berisha për interesat e tij.

“Unë besoj se rruga që ka ndjekur nuk i ka dhënë produktin e dëshiruar. Për më shumë dhe për fat të keq, faktorë ekstrapolitikë që s’kanë lidhje me interesat të demokratëve, të krimit të organizuar, oligarkë, por dhe kundërshtari ynë politik, është investuar që diçka të nisur nga Sali Berisha për interesin e tij personal, ta shfrytëzojë për ta përçarë Partinë Demokratike. Kësaj i është dhënë përgjigje përfundimtare më 15 nëntor. Ka një Parti Demokratike, ka një kuvend më 18 dhjetor”, shprehet Basha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme