Kryeministri Rama drekë pune me Macron, Presidenti francez e pret në Elysee

Presidenti francez, Emmanuel Macron, priti në një takim këtë të hënë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Rreth orës 15:30, Rama publikoi pamje nga pritja që u bë nga presidenti francez. Bashkëngjitur bëri të ditur edhe temat mbi të cilat do të diskutojë me Macron.
“I ftuar nga Presidenti Macron për një drekë pune mbi marrëdhëniet bilaterale, Planin Europian të Investimeve në Ballkan dhe situatën në rajonin tonë”, shkroi Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




