Ministria e Shëndetësisë: Për shkak të COVID, grumbullimet janë të ndaluara deri më 25 mars

Politikë | 6 vite më parë

Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Komitetit Shkencor, për ndalimin e grumbullimeve, për shkak të masave antiCOVID. Vendimi thotë se grumbullimet ndalohen deri në 25 mars. Vendimi është marrë në datën 17 Mars, dhe në urdhërin ‘Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura’ në pikën nr.1 është ndryshuar togfjalëshi “deri në një urdhër të dytë” duke u zëvendësuar me togfjalëshin “deri në datën 25.3.2021”.

Gjykata Kushtetuese, pas padisë së Partisë Republikane që kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve lejimin e grumbullimeve, i kërkoi qeverisë që të vendosë një afat se deri kur do të zbatohen këto masa. Brenda një jave qeveria duhet të përcaktone se deri kur do të kishte kufizime të orareve dhe masa të tjera shtrënguese për shkak të Covidit, për lejimin e grumbullimeve.

Partia Republikane depozitoi në 4 dhjetor 2020 një padi në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar lejimin e grumbullimeve. Sipas PR “vendimi për ndalimin e aktiviteteve politike bie ndesh me Kushtetutën, krijon pabarazi politike në një kohë që jemi në proces zgjedhor. Partive politike u mohohet kjo e drejtë dhe më problematike është mungesa e barazisë”.

Vendimi

PËR NJË NDRYSHIM NË URDHRIN NR. 633, DATË 17.11.2020 “PËR NDALIMIN E GRUMBULLIMEVE NË VENDE TË MBYLLURA APO TË HAPURA”

Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019, si edhe vendimit të Komitetit Teknik nr. 1356, datë 11. 3. 2021,

URDHËROJ: Në urdhrin nr. 633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, bëhet ndryshimi si vijon:

Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi “deri në një urdhër të dytë” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 25.3.2021”.

Vendimi

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme