Shefja e spitalit Infektiv Najada Çomo, kandidate për deputete e PS-së

Shefja e spitalit Infektiv, Najada Çomo do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Lajmin e konfirmoi vetë kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit “Shëndetësia që duam”. “Najada Çomon e kam ftuar për të dëshmuar për të sjellë një dëshmi ndryshe nga vija e zjarrit, ku respekti dhe mirënjohja ndaj atyre që qëndrojnë prej një viti në atë barrikadë dhe fatkeqësisht ndjehen, godasin, dëmtojnë valët e energjive negative. Me kënaqësi morëm aprovimin e saj për të kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit”. Ne nuk duam që të bëhet si ne, por ne duam të bëhemi si ajo.” tha kryeministri Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




