‘Përballë’/ Celibashi: “Të sëmurët me Covid-19 nuk mund të votojnë, nuk e lejon kodi zgjedhor”

Të prekurit nga Covid-19 nuk do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e 25 prillit. Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi i ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi tha se vendi ynë nuk e ka sistemin e dërgimit të kutive të votimit në shtëpi dhe kodi e përcakton qartë që e drejta e votës ushtrohet vetëm në qëndrat e votimit.
“Për sa i përket atyre qytetarëve që me të drejte vote nuk e kanë të mundur që të dalin dhe të vijnë për të votuar në momentin që flasim nuk e kemi një zgjidhje. Kodi zgjedhor e ka përcaktuar të qartë që ccdo njëri prej votuesve do të duhet ta ushtrojë këtë të drejtë në qëndrën e votimit. Ne nuk e kemi prej 20 vitesh sistemin e dërgimit të kutive të votimit tek ata qytetarë që për arsye shëndetësore nuk e kishin të mundur që të dilnin nga shtëpitë e tyre.”-tha Celibashi.

Nga ana tjetër, KQZ tha Celibashi po merr të gjitha masat që në qëndrat e votimti dhe ato të numërimit të respektohet rregullorja anti Covid-19.
“Për sa i përket masave anti Covid që do duhet të merren në ditën e votimit në ambientet ku do të zhvillohet procesi I votimit dhe ai I numërimit KQZ është duke punuar për t’i marrë këto masa. Në ccdo qëndër votimi dhe vend numërimi do të përshtasim të gjitha masat që kanë të bëjnë më respektimin e masave anti Covid-19.”- tha Celibashi në Përballë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




