Kushtetuesja, Kim dhe Soreca: KED të mblidhet këtë javë. Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor

Përmes një mesazhi në Twitter Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, deklaroi sot se nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri 31 dhjetor. Diplomatja amerikane shprehet se sipas saj është thjeshtë çështje vullneti.
“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të takohet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe për të dërguar listën e kandidatëve në Presidencë dhe Parlament. Proceset duhet të respektohen, por jo të keqpërdoren. Nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri 31 dhjetor. Është çështje vullneti. Udhëheqësit duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë.”, tha në mesazhin e saj ambasadorja Kim.
Edhe ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca theksoi se “është me të vërtetë e rëndësishme që KED të përfundojë vlerësimin e shpejtë të kandidatëve për vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese, duke u bazuar në mendimin e Komisionit të Venecias. “Sigurimi i funksionalitetit të plotë të gjykatës është një kusht kyç për të filluar bisedimet e pranimit në konferencën e parë ndërqeveritare”, tha ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




