PS e vetmja forcë e hapur ndaj garës/ Faktor stabiliteti social në jetën e qytetarëve shqiptarë

Politikë | 6 vite më parë

“PS është e vetmja forcë politike që është e hapur ndaj garës, ndaj progresit dhe rritjes ndaj një koncepti europian të bërit politikë”, tha sot në një intervistë televizive, kryetari i PS-së për Tiranën Ervin Bushati.

Bushati tha se në fakt, PS jo vetëm si mazhoranca e këtij vendi po dhe si organizmi më i madh në vend e ka pasur si prioritet hapjen, rritjen dhe pranimin e sa më shumë kapitaleve njerëzore në politikën shqiptare.

“Është një forcë që gjithmonë është rigjeneruar është rritur dhe ka patur mundësinë në zgjedhjet e fundit të marr një mandat të vetë pikërisht për hir të kësaj filozofie, pranimin e çdo force apo ideje të re që ka të bëjë me qeverisjen. Ne e dimë që shqiptarët i kanë sytë nga ne për të qeverisur më mirë dhe patjetër për të rinovuar edhe Partinë Socialiste që është baza e të gjithë proceseve politike në Shqipëri, qeverisjes, por pse jo dhe me sfidat e fundit që po kalojmë me tërmetin dhe pandeminë është një faktor stabiliteti social që ndikon shumë dhe ndihmon shumë në jetën e qytetarëve shqiptarë”, tha ai.

Në lidhje më përmbylljen e procesit të aplikimi për t’ju bashkuar PS-së më 25 nëntor, Bushati tha se, “në këtë vazhdë në këtë filozofi ne kemi kërkuar nga qytetarët shqiptarë ata progresist të një orientimit të majtë që patjetër të shprehin idetë e tyre të bashkëpunojnë të bashkërendojnë dhe të kontribuojnë sa më shumë në mënyrë se si ne ta bëjmë më mirë  dhe si mund ta ndryshojmë drejtë progresit PS-në”.

“Koncepti i ndryshimit dhe hapjes është baza e këtij procesi. Ka pasur një lumë apo një mal me aplikime me mijëra. Në momenti që të mbyllet do bëjmë publike dhe shifrat e sakta. Ka një komitet paraprak që vlerëson edhe seriozitetin edhe konfigurimin që është kërkuar në një format të caktuar. Kemi patur edhe aplikime edhe jashtë vendit dhe ne i kemi orientuar se si të aplikojnë. Interesi ka qenë i jashtëzakonshëm. Pra ky nivel entuziazmi, bashkëpunimi gare që është futur në këto kohë nga momenti që kemi hapur këtë proces është një ogur shumë i mirë për politikën shqiptare dhe patjetër për PS që është burimi i pastër i politikës”, tha ai.

Në lidhje me përmbylljen e fazës së aplikimit dhe procedurave të përzgjedhjes të kandidatëve potencial, Bushati tha se, “kemi një komision vlerësimi ku do ketë figura të ndryshme politike, ka mundësi dhe figura ndërkombëtare që kanë lidhje me të majtën historike, do jetë një komision serioz dhe do bëhet në praktiken më të mirë europiane të forcave politike që i kanë këto procese dhe do përzgjedhim njerëzit më të mirë që atashohen në PS, në politikat e saj dhe patjetër në fushatën që do nis shumë shpejt për zgjedhjet e 25 prillit”.

Në lidhje me portalin për përzgjedhjen e deputetëve “Deputeti që duam”, Bushati tha se,”në Tiranë kemi 15 mijë anëtarë mesatarisht që janë të PS-së nga 27 njësitë bashkiake. Kemi shpërndarë në të gjithë anëtarësinë tonë një numër identifikimi me një password që futen në sistem ku plotësojnë vetë dhe zgjedhin dhe japin notën, kjo vlen për të gjithë Shqipërinë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme