Meta kërkon ligj për referendumet: Populli të rivendosi të drejtat e tij!

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar nevojën e një ligji për referendumet me të cilin populli mund të rivendosi të drejtat e tij. “Nuk do të ketë të ardhme europiane për Shqipërinë pa një ligj për referendumet dhe pa bërë ndryshime në Kushtetutën e Shqipërisë që ajo nuk mund të ndryshohet kurrësesi as nga 140 deputetët të ligjshëm, por çdo gjë duhet bërë me referendum” tha zoti Meta në një aktivitet të shoqërisë civile me temë “Nisma Kombëtare për Referendume”.
Zoti Meta tha se rrëzimi në parlament i dekretit për Kodin Zgjedhor është një hap kundër integrimit europian të vendit. Ai tha se “Precedenti i parë ishte ai i vitit 2008 i cili i dha goditje në zemër sistemi parlamentar e na çoi këtu në demokracinë e kryetarëve të oligarkëve”.”Kjo është arsyeja pse dje 97 deputetet refuzuan rekomandimet e ndërkombëtarëve dhe hodhën poshtë integrimin e Shqipërisë dhe jo vetëm për zgjedhjet e 25 prillit por edhe më tej. Prej 20 muajsh kemi një parlament monopartiak, nga 140 deputet janë 122 formalisht, prej 32 muajsh mungon Gjykata Kushtetuese dhe në këtë aspekt nuk respektohet Kushtetuta. Në këtë kuadër kur shkelen të drejtat populli ka të drejtë që ti vendosë vetë të drejtat përmes referendumit” tha presidenti Meta.
Sipas tij çdo ditë situata po bëhet edhe më absurde nga sjellja e shtetit. “Prej kohësh biznesi i huaj dhe ai vendas ka frikë të investojë në Shqipëri. Vendimarrjet arbitrare. Ska asnjë lloj llogaridhënie, mnekanizmat gati janë shuar pre 3 vitesh” tha zoti Meta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




