Kreu i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut: Përshkallëzimi në veri erdhi nga Serbia. Duhet të përdorim tjetër retorikë përballë Vuçiq

Kosovë | 3 vite më parë

Kreu i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut gjerman, Michael Roth, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ekspres” në RTSH, theksoi qartë se grupi i armatosur në veri, që sulmoi më 24 shtator Policinë e Kosovës, ishte e drejtuar dhe komanduar nga Serbia.

Ai u shpreh se BE dhe SHBA duhet “t’i japin fund” politikës së trajtimit të barabartë të Kosovës dhe Serbisë dhe se është e pamundur që situata të trajtohet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Roth deklaroi se nëse do të ketë tjetër përshkallëzim, nuk përjashtohet marrja e marrja e masave ndaj Serbisë, teksa shtoi se “duhet të përdorim një tjetër retorikë përballë Vuçiq”

“Fatkeqësisht Serbia nuk është më shembull i zgjerimit të BE. Shpresoj që Shqipëria dhe vendet e tjera të kuptojnë që BE nuk është vetëm makineri mirëqenie, por shoqëri vlerash, demokracie. E rëndësishme tani për BE dhe SHBA është t’i japin fund politikës së trajtimit të barabartë të Kosovës dhe Serbisë. Përshkallëzimi erdhi në mënyrë të qartë nga Serbia. Është  e pamundur të ndodhë që ne t’i kthehemi përditshmërisë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Teksa në të njëjtën kohë janë plagosur edhe ushtarë të KFOR-it. Ishte një turmë e drejtuar dhe komanduar nga Serbia, nuk mund ta lejojmë të ndodhë më një gjë e tillë. Nëse përshkallëzohet situata ne duhet të vendosim sanksione, nuk mund të përjashtojmë marrjen e masave ndaj Serbisë, ne duhet të përdorim një tjetër retorikë përballë Vuçiq”, theksoi Roth.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme