Hoti: Mbledhja e dy qeverive shqiptare me 2 tetor

Rajon | 6 vite më parë

Kryeministri i Kosovës ka bërë të ditur në një konferencë për media se mbledhja e dy qeverive shqiptare, e parashikuar të zhvillohej në Shkodër në 25 Shtator, është shtyrë për datën 2 Tetor. Hoti tha se për këtë është dakortësuar edhe me Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sipas tij shtyrja e datës të kësaj mbledhje, ndodhi sepse seanca e radhës së Kuvendit të Kosovës është shumë e rëndësishme të premten dhe nevojitet prania e kabinetit qeveritar.

Pjesë e disktutimit në mbledhjen e dy qeverive shqiptare do të jetë edhe projekti hekurudhor Prishtinë-Durrës.

Hoti ka bërë të ditur se duhet të bëhet studimi i fizibiliteti dhe opsioni se nga do të vijë kjo linjë hekurudhore. Ai ndërkaq foli edhe për katër liritë e lëvizjes apo atë që njihet si mini-Shengeni ballkanik. Shefi i ekzekutivit edhe njëherë tha se Kosova i ka kryer kompromiset sa i përket çështjes që lidhet me dialogun dhe bisedimet me Serbinë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme