Qytetarët në veri të Kosovës duan të shtyhet afati për targat serbe

Kosovë | 3 vite më parë

Qindra qytetarë në komunat veriore i kanë kërkuar Policisë së Kosovës të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

Zëvendësdrejtori i Policisë, Veton Elshani, i deklaroi Radios Evropa e Lirë se “presim një përgjigje pozitive” nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Çështja e targave është bërë shpesh shkak tensionesh mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas planit të qeverisë kosovare, në prill të vitit 2023 duhet të lejohej qarkullimi i automjeteve vetëm me targat e Republikës së Kosovës (RKS), dhe jo me akronimet që lëshojnë autoritetet serbe për qytetet e Kosovës, si KM (Kosovska Mitrovica), GL (Gjilan) apo PR (Prishtina). Më 23 nëntor 2022, Kosova dhe Serbia arritën edhe një marrëveshje që kjo e fundit të mos lëshonte targa të reja.

Megjithëse parashikoheshin penalitete, Policia ka sqaruar se nuk i ka gjobitur të cilët e kanë tejkaluar afatin për riregjistrim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme