Vëmendje alergjiket, kjo pranverë do jetë intensive dhe vuajtja do të zgjasë më shumë

Sa më të larta temperaturat aq më shumë polene do të kemi në ajër dhe aq më gjatë do të rrinë ato . Kjo për personat alergjikë përkthehet në më shumë teshtitje, kruarje dhe lotim të syve si dhe kollë. Mjekët alergologë paralajmërojnë sezon më të gjatë vuajtjesh për këta pacientë dhe simptoma më të rënda.
“Po shohim jo vetëm shtim të numrit të pacienteve por edhe tek pacientet alergjik ditë më të gjata por dhe gravitet të simptomave”, tha alergologjia Alketa Brianji.
Më shpesh preken moshat aktive për punë por së fundmi edhe shumë fëmijë.
“Nuk janë të rralla rastet e fëmijëve me alergji, edhe rastet e fëmijëve pas moshës 5 kur kemi të bëjmë me një alergji që shfaqet për herë të parë”, tha mjekja.
Alergjia ka tendencën natyrale të shndërrohet në astmë bronkiale për shkak të faktorëve të riskut si ndotja e ajrit, zinxhiri ushqimor apo përdorimi i antibiotikëve
“Pavarësisht se e mjekon fëmijën ndaj alergjisë që të mos shkojë drejt astmës, ti nuk po frenon asgjë. Nëse ka një masë mjeku alergolog e cila mundëson frenimin në atë stad ku ndodhet, pra parandalon astmën dhe përmirëson klinikisht fëmijën, jo ta shërojë atë, kjo është vaksina ndaj alergjisë”, tha Alketa Brianji.
Personat alergjikë kanë një cilësi jete problematike për shkak të përkeqësimit të simptomave dhe nuk janë produktiv në punë.
Gazetare: S. Mlloja
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




