Qendër ditore për fëmijët në Maliq, Këshilli Bashkiak i jep dritë jeshile projektit

Një qendër ditore për fëmijët në nevojë pritet të çelet së shpejti në bashkinë e Maliqit. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak me qëllim krijimin e një mundësie për fëmijët për të mësuar, ushqyer e për tu argëtuar gjatë pasdites.
Projekti do të bashkëfinancohet nga bashkia Maliq, Dorcas Albania, Misioni Emanuel e Këshilli i Qarkut të Korçës.
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Maliqit janë miratuar edhe një sërë pikash të tjera të rendit të ditës siç janë ato në lidhje me ndihmën ekonomike, dhënie ndihme financiare për familjet në nevojë, ndërtimin e një palestre në shkollën e Pirgut, plani për arsimin parashkollor si dhe bursat për arsimin profesional.
Gazetare: Herisleda Dyrmishi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




