Projekti “Ekipet Sportive në Shkolla”, Manastirliu: Rikthen të rinjtë te sporti!

Sociale | 3 vite më parë

Kampionati i Ekipeve Sportive në Shkolla, një bashkëpunim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe KOKSH, ka rikthyer masivisht frymën sportive tek të rinjtë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau të shtunën disa momente nga ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit të Volejbollit dhe Basketbollit në gjimnaze, ku ekipet më të mira në rang qarku po japin maksimumin në fushën e lojës.

Vitin e shkuar në projektin kombëtar “Ekipet Sportive në Shkolla” u përfshinë 10 mijë nxënës, 700 skuadra nga 61 bashki të Shqipërisë dhe 350 trajnerë.

Çdo nxënës që është pjesë e ekipeve të programit “Ekipet sportive” merr falas të gjithë bazën e nevojshme materiale.

Me këtë projekt të ekipeve sportive në shkolla janë gjallëruar të gjitha bashkitë e vendit me jetën sportive.

/ rtsh. al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme