8 marsi, sensibilizim i nxënësve, Bashkia Shkodër nis aktivitetet për Ditën Ndërkombëtare të Grave

Sociale | 3 vite më parë

Sensibilizimi për të drejtat e grave dhe vajzave, duhet të nisë nga moshat e reja shkollore. Mbi këtë ide kanë nisur në Shkodër aktivitetet në kuadër të 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, të organizuara nga bashkia.

Në takimin e parë në shkollën “Dëshmorët e Prishtinës”, janë promovuar edhe sherbimet që qeverisja vendore ofron për gratë e vajzat.

Gjatë këtyre viteve, është bërë mjaft punë për promovimin e të drejtave të grave dhe të vajzave. Sigurisht që ka akoma shumë punë për të bërë, por e rëndësishme është forma që zgjidhet për të arritur suksesin e iniciatitave.

Deri me 8 mars, Bashkia Shkodër ka planifikuar organizimin e shumë eventeve, një pjesë e të cilave, do të jenë pa praninë e mediave. Kjo për të mundësuar një efikasitet sa më të madh të kësaj fushate sensibilizuese.

Gazetare: Blerta Cina

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme