Tonin Kolthi, mjeshtri që realizon fyej nga trevat e veriut

Në një dhomë të vogël në Spitën të Lezhës prodhohen instrumente frymor të 12 krahinave të veriut dhe Kosovës. Fyellat dhe bilbilat, realizohen nga Tonin Kolthi, një ish-efektiv policie i apasionuar pas folklorit.
I frymëzuar nga të parët e tij, Kolthi nisi të prodhojë instrumente frymor që në moshë të vogël. Toninin e gjejmë duke punuar një fyell të mjeshtrit të madh Shaqir Hoti nga Kosova, të cilin e përfundoi brenda një kohe të shpejtë dhe e bëri gati për pune.
Teksa tregon tekniken që përdor, Tonin Kolthi thotë se fyelli i çdo zone është i ndryshëm. Instrumentet frymor i prodhon nga pasioni dhe jo përfitimi, ndërsa ju kërkon të rinjve që të ruajnë traditat e të pareve.
“Ju bëj thirrje të gjithë të rinjve, sidomos atyre në zonën e veriut, pasi ata e kanë përdorur më shumë fyellin mos ta lënë traditën e të parëve se sepse humbin dinjitetin tonë”, u shpreh mjeshtri.
Tonin Kolthi është ndër të vetmit persona që prodhon instrumente frymor në zonën e veriut, ndërsa kërkesat për to janë të konsiderueshme.
Gazetar: Marash Mirashi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




