Ligji i ri i turizmit po ul informalitetin, bizneset e bujtinave nisin regjistrimin në bashki

Miratimi i ligjit të ri të turizmit duket se po i jep efektet e para në luftën kundër informalitetit. Në bashkinë e Gjirokastrës e cila sezonin e kaluar përjetoi një bum të lartë turistik, interesi për hapjes e bizneseve të reja akomoduese dhe regjistrimin e atyre ekzistuese, që operonin në mënyrë informale është rritur.
Drejtori i tatimeve në bashki, z. Asim Peta na bën me dije kjo ka ardhur si rezultat i miratimit të këtij ligji dhe ndërgjegjësimit nga ana e këtyre operatorëve.
Sa i përket taksimit të strukturave akomoduese të cilat operojnë nëpërmjet kompanive Booking dhe AirBnB, z. Peta shprehet se ende nuk është e qartë se cili do jetë përfitimi i bashkive nga ky lloj taksimi.
“Kemi patur një rritje të lehtë të regjistrimeve, por pjesa tjetër merret nga qeveria nëpërmjet booking-ut. Kemi problemin se akoma nuk është ndarë se çfarë fitojnë bashkitë nga këto të ardhura”, u shpreh Peta.
Ndërkohë me fillimin e sezonit turistik pritet të shihet qartë mënyra se si këto biznese do të preferojnë të taksohen, kjo do të sjellë edhe një lloj evidentimi nga ana e organeve tatimore në terren për të parë dhe sa është rritur numri I këtyre strukturave akomoduese.
Rritja e numrit të regjistrimeve të këtyre strukturave akomoduese në organet tatimore do të sillte të ardhura më shumë për bashkinë e Gjirokastrës e për pasojë rritje të shërbimeve për qytetarët.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




