Droga një fenomen në rritje – Mjekët thirrje që përdoruesit të kërkojnë ndihmë

Numri i përdoruesve të drogave, prej atyre më të lehtave e deri tek më të fortat po shënon rritje.
Ndonëse nuk është një fenomen i ri, ky pohim është shqetësues, edhe më shumë për faktin se prek kryesisht të rinjtë. Për mjekun Lulzim Banushaj, shkaqet që çojnë aty janë të shumta.
“Papunësia e pjesës që ka ngel në Shqipëri dhe kushte ekonomike. Zgjidhje shohin përdorimin e lëndëve narkotike si për të zgjidhur problemet“, tha Banushaj.
Pavarësisht se cili faktor i jashtëm ka ndikuar në qasjen ndaj këtij vesi, pasojat janë të rënda, ndërsa zgjidhja është tek ky zinxhir: personi, familja, mjekët, psikologët.
“Janë sëmundje të rënda me karakter dëmtues të shëndetit të njeriut dhe dëmtim social dhe ekonomik”, shton mjeku.
Në Fier për t’u shkëputur nga drogat e forta rreth 90 persona trajtohen me metadon.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




