Kodimi në institucionet arsimore – Këtë vit pjesë e programit në Shkodër janë 10 shkolla

Vitin e shkuar këta fëmijë u njohën për herë të parë me termin kodim. Janë nxënës të shkollës “Adem Haxhija” në Postrribë. Sipas mësuesit, qëllimi kryesor është “mësimi përmes lojës”.
Vetë nxënësit e pëlqejnë kodimin e cila në klasat e para dhe të dyta mësohet përmes kalimit të sfidave në lojëra të ndryshme.
Vitin e shkuar në Shkodër pjese e programit të kodimit u bënë 4 klasa. 3 në qytet dhe një ne fshat. Këtë vit sipas drejtueses së zyrës vendore Arsimore.
Mësuesit që japin lëndën trajnohen rregullisht për të qenë të përditësuar më metodat e posaçme didaktike që kjo lëndë kërkon. Hapat e parë të kodimit kompjuterik nxënësit po I marrin përmes Platformës CodeMonkey.
Në gjithë Shqipërinë janë 446 institucione arsimore publike dhe private ku po zbatohet kjo platformë për nxënësit e klasave të para dhe të dyta.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




