Termoizolimi i pallateve në Durrës, bashkia investon për kursimin e energjisë

Sociale | 3 vite më parë

Në Durrës po vijon puna intensivisht për veshjen e pallateve të vjetër me sistem kapot. 

Shumë prej pallateve të vjetra të ndërtuara para viteve ’90, kryesisht parafabrikatë, po vishen me polisterol si një metodë efikase për kursimin e energjisë. 

Në qytetin e Durrësit, bashkia ka përfunduar investimin në lagjen 18, ndërsa drejt fundit është puna edhe në lagjen 16. 

Banorët shprehen se ky investim ka përmirësuar kushtet në të  cilat jetojnë, pasi banesat e tyre janë të ngrohta, ndërsa faturat e energjisë elektrike po vijnë duke u ulur.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, thotë se projekti do të shtrihet edhe në zona të tjera të qytetit, ku bashkë me termoizolimin e 
pallateve të vjetra do të sistemohen edhe depozitat e ujit të hequra nga tarracat e pallateve.
 
Për këtë projekt bashkia aplikoi dhe u mbështet me fond nga buxheti i shtetit.

Gazetare: Heriselda Dyrmishi

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme