Gjirokastër, ulen shifrat e të infektuarve me grip

Sociale | 3 vite më parë

Ndërsa i gjithë vendi është nën epideminë e gripit, në Gjirokastër rastet kanë filluar të shënojnë ulje.

Mjekja Alisia Velaj thotë se në qendrën shëndetësore ku ajo shërben shihet një rënie e shifrave krahasuar me muajt dhjetor e janar. 

Veç pacientëve që e kalojnë gripin me simptomat e zakonshme, ka dhe nga ata që shfaqin  kompikacione dhe kjo vihet re tek pacientët me sëmundje kronike.

Marrja e vaksinës së gripit është mënyra më e mirë për parandalimin dhe nga bluzat e bardha rekomandohet të kryhet cdo vit. 

Në këto momente këshillat që vijnë konsistojnë në mbajtjen e higjenës personale, por edhe marrjen e masave mbrojtëse.

Ajo çka bëhet e ditur nga Njësia Vendore e Kujdesit shëndetësor Gjirokastër është se shifra ditore e të prekurve me grip shkon te 16 ose 2 herë më pak se në muajt paraardhës. Po ashtu gjatë kësaj periudhe ka pasur interes për kryerjen e vaksinës e cila pothuajse është aplikuar tek e gjithë mosha e tretë.

Heriselda Dyrmishi

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme