Pastor Pano: Kush kërkon poligami të shkojë në ato vende ku lejohet

Pastor Akil Pano ka deklaruar në studion e emisionit “3D” në RTSH1 se kush dëshiron poligami të shkojë në ato vende ku lejohet një gjë e tillë.
Sipas Panos, është detyrë e çdo besimtari që të ecë konform ligjeve të vendit ku jeton.
“Është detyrë e çdo besimtari të ecë konform ligjeve të vendit ku ai jeton dhe të ecë në paqe me ligjet e vendit ku jeton dhe ndërton familjen e vet. Kam përshtypjen se ka një keqkuptim me idenë e poligamisë në Islam, ashtu si poligamisë së asaj pjese të judaizmit në Torahun e tyre në raport me marrëdhëniet e një burri me shumë gra”, u shpreh Pano.
Në të kundërt, sipas Panos kushdo që ligjin e një vendi e përkthen si ligj për poligaminë të shkojë në ato vende ku lejohet një gjë e tillë.
“Për sa kohë një besimtar jeton në Shqipëri i bindet ligjeve të Shqipërisë. Nëse një individ këtë ligj do ta përkthejë si një ligj poligam në raport me martesën atëherë është i shumëpritur që të shkojë në një vend ku këto ligje janë të mbrojtura nga ligjet e atij shteti”, tha më tej Pano.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




