Debat i fortë/ Gjikondi-Ikballe Berishës: E lejon burrin me disa gra? Po! Por, burri im s’ka nevojë

Juristja Brisida Gjikondi ka debatuar me Islamologen, Ikballe Berisha, në emisionin ‘3D’ në RTSH për disa rastet të poligamisë të deklaruara kohën e fundit.
Gjikondi duke iu drejtuar Ikballe Berisha, tha se ju nuk mund të keni tendenca që të degradojnë bazën e familje dhe shoqërisë. Nëse ju toleroni poligaminë duhet të zgjidhni të jetoni në ato shtete që lejojnë një gjë të tille.
Ikballe: Deri sot ne i respektojmë ligjet e shtetit laik por gjithmonë ka pasur raste poligamie.
Gjikondi: Ju zonja Ikballe a jeni pjesë e një poligamie në jetën tuaj personale ?
Ikballe: Jo nuk jam!
Gjikondi: A do ta pranonit ?
Ikballe: Unë e kam pranuar më parë kur kam qenë më e re , tani nuk kam nevojë. Burri im në realitet sepse te gratë nuk ndodh. Ne nuk i shohim absurde sepse nuk i thyej ligjet e zotit.
Gjikondi: Ju nuk mund të bëheni tendencë e degradimit të qelizës bazë të familjes dhe shoqërisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




