Islamologia Ikballe Berisha: Poligamia dhe bigamia nuk janë k*rvëri. Respektoni të drejtat tona!

Sociale | 3 vite më parë

Islamologia, Ikballe Berisha, në emisionin ‘3D’ në RTSH deklaroi se poligamia dhe bigamia nuk është k*rvëri. Ajo kërkoi që të respektohen të drejtat e myslimanëve.

“Duhet dalluar poligamia, bigamia dhe tradhtia. Kur poligamia dhe bigamia kurorëzohen me bekim fetar nuk është k*rvëri, apo diçka e paligjshme në aspektin fetar. Dallon kultura e besimit dhe e moralit, me moralin qytetar. Homoseksualët kërkojnë dhe martesa e marrëdhënie seksuale, myslimanët nuk e pranojnë këtë pasi besojnë te familja. Ne jemi qytetarë dhe dëshirojmë që të jemi korrekt me ligjin. Edhe Karta e të Drejtave të Njeriut, besimtarëve myslimanë u jep të drejtën e besimit dhe të manifestimit. Poligamia nuk duhet dënuar. Bigamia duhet të jetë e lirë, por e rregulluar me ligj.”, tha Berisha.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme