Shpërthen Curi: Këtu ka seks në grup. Si do të zbatohet ligji?!

Sociale | 3 vite më parë

Me temë “Burg për Don Zhuanët” në studion “3D” të ftuarit kanë bërë analizë mbi projektligjin e propozuar, ku parashikohet të dënohen deri në tre vjet burg kush mban dy ose më shumë martesa në të njëjtën kohë.

Si teolog dhe besimtar Arjan Curi ka shtruar disa pikëpyetje për mënyrën se si do të zbatohet ky ligj i propozuar dhe deri ku shkojnë situatat e parashikuar.

“Ky projektligj dënon s*ksin jashtë martese.  Si do të zbatohet ky ligj dhe pse mos të mbrohet dhe s*ksin para martese.  Kjo policia e moralit që do krijohet të ndjekin dhe këtë kategori para martesore”, u shpreh Curi.

Ai ngriti pyetjen për të pranishmit se një tjetër dilemë se çfarë ka parashikuar ky ligj dhe sipas tij, Policia e moralit duhet të përfshijë dhe këtë raste që duhet të parashikohen në ligj.

“Në qofse  një çift i celebruar , grua ose burrë ka një lidhje paralele ose një grua e martuar shkon me tre burra dhe bashkëjeton njëkohësisht çfarë ndodh me këtë grua apo këtë burrë, dënohet tre vjet herë tre herë. Se njerëzit bëjnë dhe marrëdhënie në grup dhe ligji nuk e sqaron këtë .

Si teolog dhe besimtar, Curri tha se nuk më ndrydh që mos ta hap mendjen dhe nga perspektiva shkencore.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme