Plas në ‘3D’! Gjikondi: S’mund ta bëni pis institucionin e martesës! Curi: Pse kaq dhunë? Këtu nuk ndahesh dot

Sociale | 3 vite më parë

Në studion e “3D” është diskutuar mbi projektligji për kodin penal në Shqipëri, ku parashikohet të dënohen deri në tre vjet burg kush mban dy ose më shumë martesa në të njëjtën kohë.

Analisti Arjan Curi duke folur në lidhje me këtë çështje u shpreh se, “njeriu në natyrën e vetë biologjike , gjysma jonë vjen nga gjitarët dhe është si natyrë e pabesë. Njerëzit kur janë të rinj premtojnë por dhe mund të bëhen pishman”,

Sipas tij, në pamundësi për të zgjedhur martesën ligjërisht për shkak të vonesave, ka çifte që bëjnë një jetë të dyfishtë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i juristes Brisida Gjokondi, e cila duke replikuar me Curi, tha se, “si besimtar, si mund të thuash që jemi gjitarë”.

“Nuk mund të bëni pis institucionin e martesës se pavarësisht dëshirës apo mos dëshirës së njerëz palë, martesa ligjërisht mund të zgjidhet, aty ku ajo është certifikuar”, replikoi Gjikondi.  

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme