Lekatari: Po ngrihen ‘Polici morali’. Gjikondi: Në Iran, gruaja masakrohet për balluken jashtë shamisë

Sociale | 3 vite më parë

Aktivistja Zhaklinë Lekatari ka deklaruar në studion e emisionit “3D” në RTSH1 se me draftin e ri të propozuar për bigaminë dhe poligaminë po ngrihet “polici morali”.

Sipas Lekatarit, nuk mund të mbrohet familja dhe të miturit në këtë mënyrë. Ajo theksoi se duhet të shikohet nenet në Kodin Penal për marrëdhëniet me të miturit nisur nga ngjarjet e fundit.

Ndërkaq, avokatja Brisida Gjikondi deklaroi se ky draft synon të mbrojë institucionin e familjes dhe kjo nismë nuk mund të krahasohet me atë në Iran ku dhunohen dhe sulmohen gratë.

Diskutimi në studio:

Zhaklinë Lekatari: Është polici morale sepse është një shoqëri nuk përfaqësohet fare nga martesa.

Brisida Gjikondi: Të thuash “polici morali” dhe ta krahasosh me Iranin që masakron femrat vetëm se iu del cullufja nga shamia me këtë që po flasim aktualisht, po flasim për mbrojtjen e institucionit të familjes. Neni 63 i Kodit të Familjes e njeh bashkëjetesën mes një çifti…

Arjan Curri: Nuk e mbron familjen me burg, e mbron me predikime.

Brisida Gjikondi: Edhe në Itali për mbivendosje martesash dënohesh me mbi 3-5 vjet burg  

Arjan Curri: Mund ta ketë Italia, po s’do të thotë ta kemi edhe ne! Italia është vend katolik.

Zhaklinë Lekatari: Ligji që duhet të ndryshojë është neni 100 dhe 101 i Kodit Penal që mosha e mitur është 14 vjeç. Pse nuk kujdesimi për marrëdhëniet me të mitur? Të gjitha këto që po kërkoni ndodhen ligjërisht në Kodin e familjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme