Avokati Ramaj: Drafti i ri, martesa dhe bashkëjetesa me më shumë se një person dënohet me burg

Avokati Redi Ramaj, në emisionin ‘3D’ në RTSH, ka treguar disa detaje që lidhen me ndryshimet që synohet të bëhen në Kodin Penal, ku, sipas tij, bigamia dhe poligamia dënohen me burg.
Sipas tij, Drafti i ri merr në vlerësim se martesa dhe bashkëjetesa me më shumë se një person do dënohet penalisht.
“Unë e kam parë draftin dhe nenin e ri që duan të fusin në Kodin Penal. Në këtë nen përfshihet bigamia dhe poligamia. Është ende draft dhe nuk ka ende fuqi ligjore. Neni i ri flet për bashkëjetesën dhe martesën me më shumë se një person. Kodi Penal s’ka pasur një nen specifik për bigaminë dhe poligaminë. Kodi i Familjes e ndalon martesën me më shumë se një person. Për shkak të disa situatave ndër vite ekspertët që po merren me Kodin duan të ndërhyjnë te pjesa e martesës apo e bashkëjetesës me disa persona. Bashkëjetesa është ana praktike ku një person rri në disa martesa. Ndryshimet në Kod parashikojnë dënimin me burg të bigamisë dhe poligamisë.”, tha Ramaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




