Shqipëria agroturistike – Një nga pikat më të forta në bumin turistik 2023

Në rekordin prej 10 milionë turistësh që njohu Shqipëria gjatë vitit që lamë pas, agroturizmi ishte aktori kryesor që nxiti vizitorët nga bregdeti të zhvendosen në zonat brenda vendit duke sjellë kështu para dhe zhvillim. Shpresim Domi, ekspert dhe profesor në Universitetin Bujqësor tregoi me shifra numrin e turistëve në subjektet agroturistike.
Për Domin, Shqipëria si vend mesdhetar e gjendur mes konkurrentëve të fortë si Italia dhe Greqia, ka nevojë të forcojë argotizmin, me pikat e saj më të forta të identitetit të vet.
Pak ditë më parë qeveria ka hedhur për konsultim publik “Strategjinë Kombëtare të Agroturizmit”, përmes të cilës të arrihet objektivi me më shumë se 1000 njësive agroturistike deri në vitin 2030.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




