4 orë ditë pune në javë – Rezart Lahi: Kostot do të rriten dhe do paguajmë më tepër për një shërbim

Sociale | 3 vite më parë

Disa vende evropiane zbatojnë nismën e 4 ditëve punë në javë për punonjësit e tyre dhe se fundi kësaj nisme i është shtuar edhe Gjermania ku 45 kompani kanë provuar të punojnë 4 ditë në javë duke filluar nga 1 shkurti.

Për të folur mbi këtë temë sipërmarrësi Rezart Lahi i ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” u shpreh se puna me 4 ditë në javë nuk do të ishte eficente madje do të sillte më shumë stres tek punëtorët.

“Duhet të kuptojmë pasojat edhe kompanitë nuk është se e kanë mirëpritur të gjithë. Ne harrojmë edhe pasoja të tjera së pari niveli i stresit që shkon tek çdo punonjës, pasi po flasim për punonjës eficent që i jepen detyra dhe i zbatojnë, ato që kanë për 5 ditë i bëjnë për 4 ditë. Së pari është një presion shumë më tepër i madh”, u shpreh Rezart Lahi.

Gjithashtu sipërmarrësi Lahi tha se kostot do të jenë më të larta për kompanitë pasi do të paguajnë më tepër për shërbimet e kërkuara.

“Mesatarja e eficencës është 4 orë në ditë imagjino ti heqim edhe një ditë, elementi tjetër është çfarë kosto ka sepse nëse heqim supermarketet profesionet e tjera do të marrin staf ekstra për të mbyllur javën, një pjesë nga e hëna në të enjten dhe një pjesë nga e enjtja në të dielën. Kjo do të thotë se kostot do të rriten dhe ne do paguajmë shumë më tepër për një shërbim por a jemi të gatshëm të paguajmë te gjithë si shoqëri më tepër? Disa shërbime do të vonohen”, tha sipërmarrësi Rezart Lahi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme