Saranda përgatitet për verën – Bashkia punon për promovimin, prezanton ofertën turistike

Sociale | 3 vite më parë

Qyteti I Sarandës ,I njohur ndryshe edhe si “Perla e Jugut “ka nisur përgatitjet e para për sezonin e ri turistik. Sipas shefes së kabinetit Eliana Shkurti ky qytet u promovua në panairin e turizmit në Madrid të Spanjës, e ka vijuar edhe në ditët në vazhdim ku është përfaqësuar me stendën e saj në Travel Shoë Albania, për të gjithë ata që duan të njohin Sarandën si destinacion turistik.

Shkurti u shpreh se prenotimet për këtë vit kanë filluar më herët dhe parashikohet që të ketë një sezon të mbarë dhe fluksi do të jetë më I madh krahasuar me atë të një viti më parë. Ajo thekson se Bashkia Sarandë po merr të gjitha masat e nevojshme duke ngritur të gjitha grupet e punës në terren ,për të ofruar standarte të larta për pushuesit.

Saranda është kthyer në një nga destinacionet kryesore të turizmit ,ku me investimet që po kryhen kohët e fundit po zhvillon një turizëm elitar në rivierën shqiptare.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme