Më shumë para për degët prioritare -100 kuota për studentët ekselentë

Sociale | 3 vite më parë

Aplikimet e studentëve ekselentë dhe atyre të degëve prioritare për t‘u mbështetur me bursë nga shteti janë mbyllur në 10- ditëshin e  dytë të muajit dhjetor.

Drejtori i Agjencisë së Financimit të Arsimit të Lartë, Artan Spahiu sqaron se me mbylljen e aplikimeve do të jenë universitetet ato që bëjë përzgjedhjen e studentëve, ndërkohë që Ministria e Arsimit këtë vit ka dyfishuar financimin nga Buxheti i Shtetit për mbështetjen financiare të kësaj kategorie studentësh.

“Janë miratuar kuotat për universitetet, janë miratuar fondet, janë në dispozicion 310 kuota nga 157 që ishin vitin e kaluar. Tashmë është radha e universiteteve dhe senateve akademike përkatësisht që të bëjnë shpërndarjen e kuotave”, tha Spahiu.

Spahiu sqaron se për të marrë pagesën çdo muaj, studentët ekselent, por dhe ato të degëve prioritare duhet që të ruajnë rezultatet dhe të punojnë në administratë 3 vite gjatë një periudhe 6-vjeçare.

“Studentët ekselent për të ruajtur apo për të vijuar financimin në vitet e pasardhëse akademike duhet të ruajnë mesataren 9.5-së. Ndërsa studentët që studiojnë në degët prioritare nuk ka nevojë të ruajnë notën mesatare në vitet në vijim”.

Numrin me të madh të bursave do t’i përfitojë Universiteti Bujqësor pasi ai ka numrin më të madh të studentëve të regjistruar në degët prioritare, duke u pasuar nga Universiteti i Tiranës, ai i Durrësit dhe i Korçës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme