Nata e ndërrimit të viteve, shkodranët do të festojnë në shtëpi dhe në lokale

Të moshuarit janë ata të cilët nuk i ndahen traditës së viteve të fundit. Pak për shkak të moshës e pak të kushtëzuar nga mundësitë financiare, darkën e ndërrim viteve do e festojnë në familje.
Më të rinjtë, e veçanërisht emigrantët që kanë zgjedhur vendlindjen për të festuar duket se do të jenë ata që do të mbushin sheshet apo lokalet në darkën e 31 dhjetorit.
Thuajse e kthyer në traditë, darka për pjesën më të madhe të tyre është në shtëpi, ndërkohë që pas mesnate bashkohen për të festuar jashtë. Këtë herë Bashkia Shkodër ka menduar edhe për ndërrimin e viteve, ku muzika live nuk do të mungojë në shesh deri në orët e para të mëngjesit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




