Në kërkim të bimëve medicinale- Arqile Todhi tregon sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet në mal

Sociale | 3 vite më parë

Arqile Todhi nga Përmeti ka zgjedhur të mbaj ekonominë e familjes me anë të mbledhjes së bimëve medicinale.

Ka mbi 40 vite ne kërkim të bimëve  të ndryshme dhe bën  mbi 5 orë rrugë që të arrij në majat e maleve.

Nga biseda me të kupton që ky lloj aktiviteti nuk është vetëm për përfitim ekonomik por, për të është edhe një lloj kënaqësie dhe përmbushje.

59-vjeçari tregon se në çdo stinë mbledh  lloje të ndryshme çajrash dhe bimësh medicinale .

Todhi shprehet se interesi për bimët dhe çajrat që ai mbledh ka ardhur duku u rritur 5-6 vitet e fundit. Por fitimi nga kjo punë tepër e lodhshme, është minimal. ”Me të huajt bëhët më shumë punë, me të vendit më e vështirë, duhet t’i kërkosh blerësit”.

Pikat e grumbullimit i marrin me çmim tepër të ulët çka e detyron Arqilenë të dalë e t’i shesë vetë bimët kurative që ai mbledh.

Shpesh herë në lartësinë e maleve i është dashur të përballet me sfida dhe rreziqe.”Të ha gjarpri, të godet rrufeja, të del ndonjë kafshë e egër”.

Arqile Todhi me  anë mbledhjes së bimëve kurative në malet e Dhëmbëlit, Nemëçkës, Postenanit ka arritur të investojë edhe në shkollimin e dy fëmijëve të tij dhe për këtë fakt,  ai sot ndihet mjaft krenar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme