Festivali i dritave në Korçë, nis sezoni turistik dimëror

Korça ka çelur zyrtarisht sezonin turistik dimëror me “Festivalin e dritave”, ceremoninë e ndezjes së dritave të dekorit të festave të fundvitit, e cila është ndjekur nga qindra e mijëra qytetarë korçarë e vizitorë të shumtë.
Kjo atmosferë vjen në prag të festave të fundvitit, ndërkohë që bashkia premton të tjera aktivitete që do të shoqërojnë korçarët, por jo vetëm në këtë fundviti.
Dekori i festave i vendosur në të gjitha sheshet e rrugët e qytetit dhe atmosfera e krijuar është pëlqyer e vlerësuar nga qytetarët korçarë.
Nuk kanë munguar as vizitorët e shumtë që kishin zgjedhur të shihnin nga afër atmosferën festive të këtij prag fundviti.
“Më pëlqen shumë këtu. Korça është më e mira, qyteti më i mirë në Shqipëri. I dua shumë njerëzit, ushqimin, atmosferën këtu”, shprehen qytetarët.
Kjo natë ka qenë vetëm fillimi i një muaji festiv, pasi sikundër është bërë traditë, aktivitete të shumta do të ketë i gjithë muaji dhjetor duke e shndërruar Korçën në kryeqendrën e festimeve të fundvitit.
Gazetare Kostanca Koçi
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




