Qendrën e Zhvillimit Rezidencial në Durrës, Koçiu: Mjedis familjar për persona me aftësi të kufizuara

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka përuruar rikonstruksionin e Qendrës së Zhvillimit Rezidencial në Durrës.
Kjo Qendër funksionon 24 orë në 7 ditë të javës duke ofruar shërbim rezidencial për persona me aftësi të kufizuara. Ministrja Koçiu ka vlerësuar përkushtimin e punonjësve të kësaj Qendre.
“Respekt për të gjithë për ço përkushtim që bëni çdo ditë. Ne jemi të gjithë bashkë këtu për të bërë më të mirën”, u shpreh ministrja mes të tjerash.
Kjo qendër funksionon me ekip multidisiplinar dhe ofron shërbime të ndryshme si, akomodim, përkujdesje, aktivitete sociale, edukative, terapi integrimi në shoqëri, shërbim shëndetësor, mbështetje psikosociale, shërbime psikomotore, fizioterapi, ortofoni, terapi okupacionale, terapi zhvillimi, shërbime bazike, aktivitet social kulturor etj.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




