Ambasada e SHBA: Viti 2023 rekord për vizat amerikane, u miratuan më shumë se 25 mijë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë bën të ditur se 2023 shënoi një vit rekord për vizat amerikane për qytetarët shqiptarë. Rena Bitter, Ndihmëse Sekretare e Shtetit për Çështjet Konsullore, dhe Michael Heise, oficer konsullor në Ambasadën e SHBA në Tiranë, ndanë më shumë detaje rreth punës së ekipit konsullor për të mundësuar më shumë udhëtime për shqiptarët, si dhe për të ulur ndjeshëm kohën e pritjes për takimet për viza.
“Gjatë vitit fiskal 2023, ekipi konsullor përpunoi një numër rekord vizash joemigruese për shqiptarët, duke miratuar më shumë se 25,000 viza, çka shënon një rritje të jashtëzakonshme prej 77 %, krahasuar me një vit më pare”, u shpreh Oficeri konsullor.
Sipas tij, kjo për shqiptarët do të thotë se më shmë njerëz do të mund të udhëtojnë në SHBA për biznes ose turizëm, do të thotë pritje më e shkrutër për të lënë një takim për intervistën për vizë.
“Ekipi ynë po bën punë të jashtëzakoshnshme për shqiptarët që do të duan të vizitojnë SHBA”, tha ai.
Nga ana e saj, Bitter theksoi se ekipi konsullor po forcon lidhjet miqësore midis dy vendeve.
Prej 1 prillit të vitit 2022 SHBA ofron viza me afat 10 vjeçar për shqiptarët, ndërsa pak ditë më parë u miratua një vendim që i lejon ata të udhëtojnë deri ditën e skadimit të pasaportës. Më herët shqiptarët nuk ishin të lejuar të udhëtojnë nëse pasaporta e tyre skadonte brenda afatit 6-mujor.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




