Berberi më i ri në Kukës, i riu i tha jo emigrimit, vetëpunësohet

Ka zgjedhur të mësojë një zanat dhe të vetëpunësohet. Defrim Hallaçi është 20 vjeç dhe prej pak muajsh ushtron profesionin e berberit në njësinë e tij të shërbimit.
Edhe të ikurit si shumë të rinj të tjerë, e ka provuar. Ndërsa tregon arsyet se pse zgjodhi vendlindjen dhe jo emigracionin.
“Unë emigracionin e kam provuar, kam bërë shumë punë dhe jo vetëm zanatin e berberit. Me punë arrihet çdo gjë kudo ka vështirësi”, tha Defrim Hallaçi.
Profesionin e berberit filloi ta praktikonte fillimisht me shokët. Mendonte se do punonte vetëm me të rinj por jo, klientët e tij janë të gjitha grup moshat, kjo për disa arsye.
Defrim Hallaçi berberi më i ri në qytet është optimist në mesazhin që jep për të rinjtë, këtë e dëshmon edhe me shembullin e tij të rikthimit në Kukës dhe të provuarit dhe punuarit këtu.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




