2024, viti i investimeve të mëdha- Në Përmet, prioritet shërbimet publike, infrastruktura dhe turizmi

Sociale | 3 vite më parë

Bashkia Përmet dhe specialistët e saj  janë në hapat përfundimtarë të hartimit të projekt buxhetit për vitin e ardhshëm, projekt që pritet më pas të kalojë për miratim në këshillin bashkiak.

Kryebashkiakja e Përmetit, Alma Hoxha thotë se tashmë buxheti mund të konsiderohet i mirë studiuar, pasi janë bërë konsultime dhe marrë mendime dhe nga gupet e interesit dhe komuniteti, në përshtatje me kushtet që ka kjo bashki.

Ndër prioritet në investime në këtë bashki për vitin 2024 parashikohen ato në sektorët e arsimit, bujqësisë infrastrukturës, emergjencave civile,  pa harruar turizmin një degë mjaft e rëndësishme e ekonomisë në këtë bashki.

Përmeti këtë sezon veror e ka merituar statusin e një destinacioni turistik.

Vizitorë vendas dhe të huaj zgjodhën zonat e Përmetit për të pushuar dhe shijuar kulinarinë e pasur.

Nisur nga interesi që po tregojnë vizitorët, Bashkia e Përmetit  në bashkëpunim edhe me operatorët turistik  kanë nisur hartimin e një plan zhvillimi turistik për vitin 2024.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme