Korça destinacion i fundjavës, grupe të organizuara nxënësish janë ndalur në qytet

Pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë shoqëruar ditët e fundit Korçën, kjo fundjavë ka sjellë vizitorë të shumtë në qytetin juglindor.
Kanë qenë disa grupe të organizuara turistësh të huaj, por edhe grupe nxënësish nga qytete të ndryshme të Shqipërisë të cilët këtë fundjavë janë ndalur në Korçë, për t’u njohur nga afër me historinë, kulturën dhe traditat e qytetit.
Gjatë vizitës së tyre në Korçë, nxënësit janë ndalur tek Muzeu i Arsimit, për të mësuar më tepër për shkollën e parë shqipe dhe historinë e shkrimit shqip. Kjo ndalesë është pjesë e programit të tyre edukativ në shkolla.
Gjatë kësaj periudhe në muze nuk kanë munguar edhe vizitorët nga Kosova e Maqedonia e Veriut.
Gjatë muajit tetor të këtij viti Muzeu i Arsimit është vizituar nga rreth 1000 persona, teksa prej fillimit të nëntorit e deri tani ka patur 500 vizitorë.
Periudha në vijim pritet të sjellë rritje të numrit të turistëve, kryesisht gjatë festave të fundvitit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




