Bie prodhimi i ullirit- Rritet çmimi, shkak janë kushtet atmosferike dhe kostot e larta

Ekonomi | 3 vite më parë

Prodhimi i ullirit dhe vajit të ullirit këtë vit ka rënë ndjeshëm. Sipas fermerëve një faktor që ka dhënë ndikim në këtë reduktim te prodhimit kane qene kushtet e pafavorshme të motit por edhe lënia pas dorës dhe pa shërbime e pemëve për shkak të kostove të larta.

Kryesisht me problem është  mungesa e krahut te punës si edhe çmimet e larta për plehërimin.

Aktualisht çmimi i vajit është rritur ndjeshëm ndërsa ne masë të madhe kjo ndikohet nga kërkesa për vaj ulliri që ka edhe tregu ne vendet fqinjë.

Nga 400- 500 lekë për litër vitin e kaluar aktualisht çmimi i blerjes ne fabrikë është 700-800 lekë për litër.

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme