“Ngjyroset” ish-thertorja, fëmijët iu bashkuan artistëve në procesin e muraleve pranë urës së Bunës

Sociale | 3 vite më parë

Me ngjyra dhe motive përmes së cilës identifikohet një pjesë e trashëgimisë së pasur kulturore të Shkodrës, pozicionuar në një pikë sa turistike aq edhe të diskutueshme për nga imazhi i saj u organizua proçesi i artit të muraleve.

Ish-Thertorja pranë urës së vjetër të Bunës nisi të marrë ngjyra nga artistët e rinj përmes punimeve dhe krijimeve artistike.

Aktiviteti erdhi i organizuar nga Bashkia e Shkodrës.

Fëmijët e shkollave 9-vjeçare të Shkodrës jo vetëm u njohën më nga afër me artin e muraleve por u përfshinë duke dhënë një mesazh pozitiv për qytetin.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme