Kongresi Global i Medias mbështet edukimin mediatik nëpërmjet teknologjive të reja

Sociale | 3 vite më parë

Dita e dytë e Kongresit Global të Medias (GMC) i kushtoi vëmendje edukimit mediatik të studentëve, në lidhje edhe me të ardhmen dhe teknologjinë e re.

GMC vazhdoi fokusin e tij në arsimimin inovativ dhe aftësimin e profesionistëve, të cilët duhet të përfitojnë nga shkëmbimi i njohurive midis vendimmarrësve, liderëve të mendimit, ekspertëve dhe profesionistëve në tendencat që formësojnë të ardhmen e sektorit.

GMC mirëpriti gjithashtu një grup të larmishëm studentësh nga 100 universitete që ndjekin interesat e tyre në këtë sektor.

Me pjesëmarrës nga qeveria, media, sektorët akademikë dhe industrisë, Kongresi Global i Medias po pret një program të nivelit të lartë të folësve, panelistëve dhe diskutantëve, të cilët komentojnë dhe diskutojnë një sërë sfidash në zhvillim dhe potencialet e plota të zhvillimit të ardhshëm të industrisë së medias.

Gjithashtu, një ekspozitë në këtë kongres paraqet markat kryesore ndërkombëtare dhe vendase që shfaqin dhe demonstrojnë teknologjinë, produktet dhe shërbimet më të fundit të fokusuara në media.

Startup-e të reja inovative po marrin pjesë në këtë ekspozitë, që ka një sërë platformash, përfshirë skena të drejtpërdrejta dhe laboratorë mediatikë, për të lehtësuar partneritetet tregtare midis kompanive të teknologjisë dhe mediave.

( Sipas ATSH )

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme