41 institucione të arsimit të lartë në vend përfundojnë procesin e akreditimit

Sociale | 3 vite më parë

Lista këtë vit kryesohet nga  Universiteti i Tiranës , ai i Mjekësisë, Politekniku, Universiteti i Elbasanit , i Arteve dhe i Sporteve, të cilët kane rezultuar me vlerësim maksimal me 6 vite akreditim. 4 institucione të tjera të arsimit të lartë kanë marrë një vlerësim më të ulët 4 vite akreditim, ku ekspert të huaj e vendas kanë lënë rekomandime dhe detyra,

Edhe programet e studimit po kalojnë filtrin e vlerësimit të cilësisë. Nisur nga kostoja financiare që universitete duhet të paguajnë për t’ju nënshtruar procesit ndodh që të hezitonin ndaj është aplikuar një ulje e kësaj kostoje.

Procesit të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit i nënshtrohen periodikisht të gjitha universitete. Aplikimi për akreditim nis më 1 tetor të çdo viti dhe zgjat deri më 1 maji të vitit pasardhës.

Gazetare E.Pepa

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme