Shkodër, rehabilitohen 55 pallate

Pallatet në hyrjen e qytetit të Shkodrës prej disa kohësh i janë nënshtruar rehabilitimit. Bëhet fjalë për 55 pallate të ndërtuar dekada më parë, ndaj të cilëve koha kishte bërë punën e saj.
Aktualisht po punohet në disa drejtime si në sistemimin e tarracave, ku përfshihen të gjitha punimet për çmontimin e depozitave ekzistuese dhe hidroizolimin gjithashtu per për sistemimin dhe kullimin e ujërave të shiut, veshjen e fasadës me sistem kapot, veshje me polisterol, kornizim dritaresh dhe bojatisje.
Punimet po kryhen mbështeten 100% nga buxheti i shtetit për një periudhë kohore 12 mujore
Nga ky investim do të ndërhyhet në 9 pallate në rrugën “Europa”, dhe 46 të tjera në Bulevardin “Zogu I”.
Gazetar Luan Kadija
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




