Vaksinimi antigrip, Gjirokastra përfundon kontigjentin e parë prej 5.200 dozash

Kjo vjeshtë ka shënuar rritje të interesit të banorëve gjirokastritë për të aplikuar vaksinën antigrip. Në qoftë se një vit më parë në të tre bashkitë Gjirokastër, Dropull e Libohovë u vaksinuan 3.600 persona, deri tani janë vaksinuar 5.200 persona.
Për shkak të interesit të lartë Drejtori i Njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor Edi Sinojmeri thotë se priten edhe 1.500 doza të tjera.
Vaksina antigrip ofrohet falas. Ajo rekomandohet nga specialistët e shëndetësisë si mënyra më e mirë për parandalimin e gripit stinor dhe komplikacioneve që mund të sjellë tek personat me risk.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




