Bonusi i bebes, qeveria fond 2.2 mln lekë. Rama: Mbështesim familjet

Sociale | 3 vite më parë

Mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për të porsalindurit që nga 1 Janari i 2023-shit. Kryeministri Edi Rama bën me dije se në buxhetin e 2024-ës, qeveria do financojë Programin e Bonusit të Bebes, me një fond prej 2.2. miliardë lekë.

“‪Edhe në buxhetin e vitit 2024, qeveria shqiptare do të vijojë të financojë Programin e Bonusit të Bebes, me një fond prej 2.2 miliardë lekë, duke mbështetur familjet që në hapat e parë të saj”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme