Reshjet intensive të shiut/ Qarku i Gjirokastrës pa dëme në kulturat bujqësore

Sociale | 3 vite më parë

Balil Bineri specialist  pranë Drejtorisë së Bujqësisë Gjirokastër  bën të ditur se shirat e rëna  nuk kanë krijuar situata emergjente në bujqësi. Por sipas tij  do treguar kujdes si nga ana e fermerëve ashtu dhe  e institucioneve përkatëse për pastrimin e kanaleve kulluese që në periudhën vjeshtë -dimër të shmangen përmbytjet e tokave të mbjella .

“Toka i ka suportuar ato nuk ka krijuar probleme emergjente as në kulturat bujqësore dhe ajo që është e rëndësishme në tokat bujqësore veçanërisht ato që kërconehen nga eorzioni i lumenjve ose i tokave që janë gjysmë kodrinore edhe për kulturat nuk është krijuar një gjendje emergjente”, tha specialisti i bujqësisë Balil Bineri.

Në qarkun e Gjirokastrës janë gjithsej 23 mijë fermer që kultivojnë kultura të ndryshme bujqësore.

Gazetare: L. Koçiu

/RTSH/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme